Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA

Kontrolluesja e fundit për Malishevën, ndaj ukrainasve

Fotografi nga përgatitjet e KF Malishevës në Turqi/ Foto: KFMalisheva/fb

Kontrolluesja e fundit për Malishevën, ndaj ukrainasve


31 January, 2021 @12:10

Skuadra e Malishevës sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit kontrolluese në bregdetin turk, para se të kthehet në Kosovë.

Njoftimi i klubit i botuar pak më parë ka bërë të ditur se Malisheva do të takohet sot me Rukh Lviv nga Ukraina, që është ndeshja e fundit miqësore-përgatitore para kthimit në Kosovë.

Ndeshja mes Malishevës dhe Rukh Lviv nis në ora 15:00 me kohën lokale në Turqi, ndërsa me orën tonë, në Kosovë në 17:00.

Pas kësaj ndeshjeje, Malisheva që ka kryer përgatitjet me shefin e ri të shtabit teknik Arsim Thaçi do të merr fluturimin për Kosovë më 1 shkurt 2021 në mbrmëje.

Malisheva është në rrugë të mirë për të kërkuar Superligën në sezonin që vjen, pasi që ka përfunduar në pozitë të dytë të renditjes tabelare të Ligës së Parë A të Kosovës, me pikë të njëjta sikurse lideri vjeshtor, Dukagjini.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë