KOSOVA U21
Kosova U21 e gatshme për Anglinë U21
8 September, 2019 @23:23
Kosova U21, sonte e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “KCOM” në Hull City.
Trajneri i përfaqësueses Rafet Prekazi, ka dhënë instruksionet e fundit për ndeshjen e nesërme, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021, derisa stërvitja ka qenë me intensitet të vogël.
Kosova U21 aktualisht është lidere në Grupin 3, pas 2 ndeshjeve të zhvilluara. Ata mposhtën Andorrën me rezultat 4-0 dhe Turqinë me 3-1.