LIGA E KOMBEVE
Kosova drejt EURO2020, data e ndeshjes ndaj Maqedonisë Veriore
17 June, 2020 @16:18
Është caktuar data e ndeshjes mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, ndeshje e vlefshme për Play Off-in e Ligës së Kombeve.
Kjo ndeshje, që fillimisht ishte paraparë të luhej në maj të këtij viti por u shtye për shkak të pandemisë, tashmë është vendosur që të luhet më datën 8 tetor të këtij viti.
Në rast se Kosova e fiton këtë përballje, finalen e luan më 12 nëntor ndaj fituesit nga dueli Gjeorgji vs. Bjellorusi.
Kujtojmë që fituesi i këtij Play Off-i shkon në kampionatin evropian që luhet verën e ardhshme.