BASTORET
Kosova favorite e madhe para ndeshjes
3 September, 2020 @16:22
Bastoret e ndryshme botërore kanë dhënë kuotat për duelin e parë të Kosovës në Ligën C të Kombeve në kuadër të Grupit 3.
Kosova përkundër se luan si mysafir ndeshjen e parë në grup ndaj Moldavisë, është thuajse favorite absolute për fitore në këtë takim.
Kuotat për fitoren e Kosovës sillen prej 1.40 deri në 1.50 varësisht nga bastorja, ndërsa barazimit i është dhënë 3.50 deri në 4.00.
Në anën tjetër, fitorja e Moldavisë, në matematikat e bastoreve është thuajse e pamundur, pasi që ka koeficient mbi 7.50.
Në duelin tjetër të grupit, favorit i lehtë konsiderohet Sllovenia ndaj Greqisë dhe atë vetëm për shkak të epërsisë së terrenit vendas - që në kushtet e pandemisë shpesh u vërtetua se nuk luan fortë rol.