Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS GRUMBULLIMI

Kosova grumbullohet në Durrës me mungesa të konfirmuara

Kosova grumbullohet në Durrës me mungesa të konfirmuara


9 November, 2020 @14:38

Të ftuarit e selektorit Bernard Challandes kanë filluar grumbullimin e paraparë për ndeshjet e nëntorit.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se lojtarët e Kosovës kanë ardhur në Durrës, ku do të grumbullohen për duelet e nëntorit dhe do të zhvillojnë përgatitjet e nevojshme në kompleksin Tropical.

Milot Rashica dhe Leart Paçarada do të mungojnë, ka njoftuar FFK-ja, për shkak të moslejimit nga klubet e tyre për shkak të situatës me COVID-19.

Njëjtë do të mungojë në të trija ndeshjet e këtij muaji edhe Florent Muslija, por edhe Benjamin Kololli, ky i fundit i suspenduar për shkak të kartonëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ndaj Shqipërisë do të mungojnë Valon Berisha e Idriz Voca.

“Në fakt, Valon Berisha pas problemeve konstante në shpinë në ndeshjet e fundit me klubin, është vendosur që të kryejë rikuperim të lehtë gjatë tri ditëve dhe pastaj t’ i bashkohet ekipit nga dita e enjte për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë. Ndërkaq, Voca ka pësuar lëndim në nxemje para ndeshjes së djeshme me klubin e tij dhe pritet të shihet rikuperimi i tij dhe përfshirja eventuale në ekip për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve,” ka sqaruar FFK-ja mungesën e dyshes.

Ndërsa sonte me fillim prej orës 19:00 do të zhvillohet stërvitja e parë nën urdhërat e Challandesit në Durrës, ka njoftuar FFK-ja.

Kosova përgjatë nëntorit do të zhvillojë 3 ndeshje. Miqësore ndaj Shqipërisë dhe të vlefshme për Ligën C të Kombeve ndaj Sllovenisë e Moldavisë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve