EUROBASKET 2021
Kosova i nis parakualifikimet me humbje
3 August, 2019 @22:16
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sot pësoi humbje nga Luksemburgu me rezultat 88-80, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.
Ndeshja ishte e barabartë deri në çerekun e fundit, kurse dallimi u bë në 10 minutëshin e fundit, ku djelmoshat e trajnerit Damir Mulaomerovic dështuan ndaj kundërshtarëve dhe e regjistruan humbjen e parë në grup.
Dardan Berisha ishte më i miri te Kosova me 23 pikë e 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Divine Myles me 19 pikë, Mikaile Tmusic me 16 pikë dhe Drilon Hajrizi me 11 pikë të tjera.
Te Luksemburgu më i dalluari ishte Alex Laurent me 22 pikë.
Kosova të mërkurën (07.08.19) do të përballet me Britaninë e Madhe në Mitrovicë në ora 20:30 në ndeshjen e dytë të grupit parakualifikues drejt Eurobasket 2021.