Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK

Kosova me Brazilin

Kosova me Brazilin


14 May, 2013 @18:44

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka njoftuar sot se përfaqësuesja e re e Kosovës, ajo U-21, do të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar miqësor. 

Turneu i cili do të mbahet në Valais të Zvicrës është turne kombëtaresh dhe njihet si Kupa e Valaisit. 

Kosova e ka marrë ftesën nga kompania që merret me aranzhime të këtyre turneve, Match World dhe i është përgjigjur pozitivisht ftesës. 

Kundërshtarë të Kosovës në këtë turne pritet të jenë Brazili, Egjipti dhe Gana. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga