Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVARËT E SHQIPËRISË

Kosova nuk do ta dëmtojë Shqipërinë

Pamje nga ndeshja Kosovë - Shqipëri/ BOROZANI/ Lis Dorambari

Kosova nuk do ta dëmtojë Shqipërinë


30 April, 2016 @19:14

Kur pranimi me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA është shndërruar në çështje kohe për Federatën e Futbollit të Kosovës, tashmë temë diskutimi është bërë edhe çështja e lojtarëve që kanë të drejtë të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës.

Në lidhje me këtë, ka folur ndihmëstrajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, i cili në emisionin televiziv “Fans Zone”, ka bërë të ditur planet e ekipit përfaqësues.

“Do të bëjnë zgjedhje personale dhe ata do ta vlerësojnë më së miri, kur të jetë momenti i pranimit të përfaqësueses së Kosovës. Por, pa i prekur edhe përfaqësueset e tjera dhe mbi të gjitha në këtë rast Kombëtaren shqiptare. Unë e përsëris vendimin që kemi marrë ne si Federatë që mos ti prekim lojtarët e Kombëtares shqiptare. Ata lojtarë që nuk kanë të drejtë të luajnë për Kombëtaren shqiptare, do të kenë mundësi tashmë që të luajnë për Kosovën, prandaj kjo vlen edhe për Adnan Januzaj-n,” tha Sahiti.

Muharrem Sahiti, ndihmëstrajneri i përfaqësueses së Kosovës


Më tej, ai pranoi se kombëtarja shqiptare nuk do të preket nga përfaqësuesja e Kosovës dhe se kjo do ta rriste edhe më shumë konkurrencën ndërmjet futbollistëve shqiptarë.

“Kombëtaren shqiptare nuk e dëmton aspak përfaqësuesja e Kosovës. Përkundrazi, në aspektin sportiv do të rritet konkurrenca. Kemi aq shumë futbollistë, sa do të kemi mjaftueshëm lojtarë për dy kombëtare. Mund të interesohemi për lojtarë që nuk mund të arrijë që të jetë pjesë e Shqipërisë, por prapë kjo do të ndodhë vetëm në bashkëpunim me Federatën Shqiptare. Asesi nuk do të marrim vendime të njëanëshme, por do të respektohet FSHF për angazhimin e ndonjë futbollisti shqiptar të Shqipërisë.”

Federata e Futbollit e Kosovës pritet të pranohet në UEFA më 3 maj në Kongresin e UEFA-së në Budapest të Hungarisë, si dhe më pas pret pranimin edhe në FIFA më 12-13 maj, nga Kongresi që do të mbahet në Meksikë. Pas anëtarësimit të plotë në UEFA dhe FIFA, edhe përfaqësuesja e Kosovës do të mund të futet në garat për kualifikim në Kampionatin Botëror për vitin 2018.


 
Të gjitha lajmet nga