Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I FBK-së

Kosova nuk do të ketë garues në Basketball Champions League 2020/21

Foto: fibaeurope/fb

Kosova nuk do të ketë garues në Basketball Champions League 2020/21


24 May, 2020 @0:59

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në njërin ndër njoftimet e fundit të saja ka bërë të ditur se nuk do të nominojë skuadër kosovare për garën më të fortë nën ombrellën e FIBA Europe, Basketball Champions League 2020/21.

Kështu, Kosova nuk pritet të ketë pjesëmarrës në këtë garë, që në stinorin e radhës hyn në sezonin e katërt të ekzistencës së saj.

Në stinorin e parë të ekzistencës, Kosova nuk kishte pjesëmarrës aty, ndërsa në dy vitet e fundit ka qenë KB Prishtina që mëtonte të arrij diku me këtë garë, por asnjëherë s’kaloi fazën e parë të kualifikimeve dhe kështu përfundonte në FIBA Europe Cup.

FBK ka anuluar stinorin 2019/20 në të gjitha kategoritë e seniorëve dhe Prishtina përkundër se ishte lidere, nuk do të shpallet kampion, pasi që Federata vendosi të mos ketë asnjë titull sportiv për shkak të pandemisë.

Por, në njoftimin e saj FBK ka shtuar se nëse ndonjë skuadër dëshiron pjesëmarrje në gara ndërkombëtare do të duhet të deponojë 15 mijë euro në xhirollogarinë e FBK-së si formë garancioni për pjesëmarrje.

“Skuadrat do të depozitojnë shumën prej pesëmbëdhjetë mijë euro në xhirollogarinë e FBK-së si formë garancioni për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare”, ka shkruar njoftimi i FBK-së për këtë rast.


 
Të gjitha lajmet nga