Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Kosova U17 barazon përsëri me Bulgarinë U17

FOTO / FFK

Kosova U17 barazon përsëri me Bulgarinë U17


Teksti: FFK

16 April, 2021 @13:56

Kombëtarja e Kosovës U17 ka barazuar pa gola edhe në miqësoren e dytë me Kombëtaren e Bullgarisë të kësaj grupmoshe.

Ashtu sikurse në ndeshjen e dy ditëve më parë, edhe kësaj radhe djelmoshat dardanë u angazhuan maksimalisht.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me disa raste shënimi në të dyja anët, ndërkaq, në pjesën e dytë ishte ekipi bullgar që ishte në kërkim të golit, kjo falë epërsisë numerike në fushë, ngase Arjol Bllaca u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Mirëpo, përkundër presionit të vazhdueshëm të kundërshtarit, futbollistët tanë arritën që me lojë të disiplinuar në mbrojtje dhe përkushtim të madh t’i bëjnë ballë presionit dhe ta ruajnë portën të paprekur.

Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi, pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me lojën e djelmoshave të tij dhe me faktin që edhe ndeshjen e dytë arritën të marrin rezultat pozitiv.

Kosova u paraqit me këtë përbërje: Drin Bajraktari, Bleron Hashani, Alpi Shahini, Igball Jashari, Armos Merlaku, Erion Kajtazi, Erion Mala, Amar Shala, Erald Ajeti, Aridon Racaj, Arjol Bllaca. U inkuadruan edhe: Altin Gjokaj, Argjend Kadriu, Diard Berila, Leon Rashica, Elmedin Rama, Edvin Hodolli, Rrezon Gashi, Pëllumb Gllogu, Art Miftari.


 
Të gjitha lajmet nga