Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U19

Kosova U19 sot zhvillon miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë Veriore U20

Foto: FFK

Kosova U19 sot zhvillon miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë Veriore U20


18 December, 2021 @10:24

Sot me fillim nga ora 13:00, Kosova U19 e zhvillon në Shkup një ndeshje miqësore me Maqedoninë Veriore U20.

Për ndeshjen e parë mes dy përfaqësueseve në fjalë që u zhvillua dy ditë më parë, nuk pati asnjë njoftim nga FFK-ja deri pas përfundimit të ndeshjes, e pas ndeshjes u njoftua që Kosova kishte luajtur me lojtarë të moshës U19. Ndërkohë, nga portalet maqedonase ajo ishte paraqitur si ndeshje e përfaqësueseve U21.

Ndeshja e para dy ditëve përfundoi me fitoren 1-0 të Maqedonisë Veriore.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova