Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Kosova zhvilloi stërvitjen me 15 lojtarë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Kosova zhvilloi stërvitjen me 15 lojtarë


31 August, 2020 @23:00

Kombëtarja e Kosovës sonte ka zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Bernard Challandes në dispozicion i kishte 15 lojtarë: Aro Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Anel Rashkaj, Ibrahim Dresevic, Bersant Celina, Atdhe Nuhiu, Florent Hadërgjonaj, Florent Hasani, Besar Halimi, Mërgim Vojvoda, Bernard Berisha, Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Arbër Zeneli. Ky i fundit vetëm e ndoqi stërvitjen e bashkëlojtarëve pasi kishte arritur në orët e vona të pasdites, derisa Bernard Berisha, Valon Berisha e Fidan Aliti bën vrapime dhe stërvitje të lehta, duke pasur parasysh se kanë luajtur të dielën.

Kosova më 3 shtator do të përballet me Moldavinë, kurse me 6 shtator me Greqinë në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve