TRANSFER
Kosovare Asllani transferohet në Real Madrid
17 July, 2019 @15:17
CD Tacon, skuadër kjo që nga fillimi i sezonit të ri do të quhet Real Madrid Femenino, pra skuadra e femrave të Real Madridit, do të jetë skuadra e re e Kosovare Asllanit.
Asllani, e cila e përfaqëson Suedinë në kuadër të shteteve, përmes një fotografie të postuar në Instagram e ka konfirmuar që tashmë do të kalojë te një skuadër tjetër, e cila do të jetë Reali i Madridit.
29-vjeçarja së fundi ishte pjesë e skuadres suedeze Linköpings FC, derisa më herët në karrierë ajo ka luajtur për skuadra të njohura si PSG-ja e Manchester City.
Ndërkohë, pikërisht këtë verë Asllani shkëlqeu me Suedinë në Kampionatin Botëror të Femrave, ku Suedia përfundoi në vendin e tretë.