SI I SHEH SHQIPËRIA

Kosovarët, lirë e mirë
9 January, 2016 @0:51
Të lirë dhe cilësorë, shqiptarët nga Kosova po bëjnë ‘ligjin’ në Superiore, kështu është quajtur kolumnia e botuar sot në Panorama Sportin shqiptar e shkruar nga Jorgis Memo.
Autori ka analizuar ekipet shqiptare dhe çështjen e Kosovës rreth pranimit në FIFA e UEFA, duke thënë se Kosova është një treg ku ka lojtarë të talentuar dhe shpejt të adaptueshëm, ndërsa për kah çmimi janë më të lirë se nga kontinentet tjera.
“Në Kosovë mund të gjesh lojtarë të talentuar dhe me eksperiencë, që janë cilësor dhe përshtaten shpejt,” ka shkruar ndër të tjera artikulli në fjalë.
Më tej, ai ka shtuar edhe mundësinë që kosovarët po e fitojnë në Shqipëri, si një katapult për të kaluar në klubet e huaja futbollistike.
Deri më tani, vetëm në afatin kalimtar të janarit janë zyrtarizuar Qemail Elshani, Ylber Ramadani, Dardan Çerkini dhe Samir Sahiti, nga ekipet e Superligës së Kosovës në ato të Kategorisë Superiore, pa i numëruar të tjerët që janë aty dhe që mund të kalojnë në ndërkohë.