Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NE DRENAS

Kresimir Kovacevic sulmues i ri i Feronikelit

Kresimir Kovacevic sulmues i ri i Feronikelit


5 September, 2020 @22:32

Sulmuesi me origjinë kroate dhe i lindur në Gjermani, Kresimir Kovacevic, është lojtar i ri i Feronikelit - ka bërë të ditur zyrtarisht klubi gjelbërezi nga Drenasi pak më parë.

Kovacevic, që së fundi ka qenë pjesë e ekipit austriak Lafnitz, ku në 14 paraqitje ka shënuar 6 gola, është i gjatë 190 centimetra dhe pritet të jetë ndihmë e madhe për ekipin e drejtuar nga Afrim Tovërlani përgjatë stinorit 2020/21.

Kovacevic përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Sesvete, Hartberg dhe Kustosija.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga