OLIVIER GIROUD

Kriza e golit
25 April, 2016 @12:22
Sulmuesi Olivier Giroud ka harruar shijen e golit në Premier Ligë. Ai është duke përjetuar krizën më të madhe të shënimit të golave prej se ka arritur në Arsenal në vitin 2012.
Herën e fundit, Giroud ka shënuar në barazimin 3-3 ndaj Liverpoolit në janar 2016.
Aktualisht ai është duke e përjetuar kohën më të gjatë pa gola të shënuara prej se ka arritur në Premier Ligë, duke e çuar numrin e ndeshjeve të ligës në 14 pa shënuar.