Të gjitha lajmet

DEBUTUESIT

Kryeziu dhe Rashani debutues te Kosova

Elbasan Rashani/ Foto: Brondby Official

Kryeziu dhe Rashani debutues te Kosova

10 November, 2015 @15:20

Albert Bunjaki për herë të parë ka ftuar në përfaqësuesen e Kosovës mesfushorin e Brondbyt, Elbasan Rashani. 

Rashani, ka nënshtetësi norvegjeze dhe është lindur në Hillestrop të Skandinavisë. 

Ai pjesën më të madhe të karrierës së tij si i ri e ka bërë në Odd të Norvegjisë, derisa stinorin e kaluar kaloi te ekipi i madh danez, Brondby. 

Majtaku Rashani në stinorin e kaluar regjistroi 14 paraqitje për Brondbyn në elitën daneze duke shënuar 2 gola për ekipin e tij, ndërsa 22 vjeçari këtë stinor veçse ka bërë 10 paraqitje me një gol të shënuar. 

Në anën tjetër, Hekuran Kryeziu është një mesfushorë tjetër legjionar që do të ketë mundësinë për të luajtur për Kosovën. 

Ai u rrit në Luzern si lojtar dhe tashm është lojtar standard i ekipit elit zviceran. 

Kryeziu është gjithashtu 22 vjeçar dhe është i padiskutueshëm te ekipi i tij me 12 paraqitje në 12 ndeshje të këtij stinori, ku ka regjistruar edhe një lot të shënuar. 

Ai stinorin e kaluar u kalit te Vaduz, për t'iu rikthyer më i fortë te Luzerni. 

Të dy këta, për herë të parë janë ftuar nga Albert Bunjaki për Kosovën dhe do të kenë rastin që të paraqiten në përballje ndaj Shqipërisë. 



MEHA VS DIEGO

Meha kalon Diegon

Alban Meha duke stërvitur me kombëtaren shqiptare/ BOROZANI/ Lis Dorambari

10 November, 2015 @13:51

Alban Meha është duke kaluar momente të shkëlqyera te ekipi i tij Konyaspor në Superligën turke.  Së fundi, ai ka…

SEMINARI

FIFA në Kosovë

BOROZANI/Erdis Driza

10 November, 2015 @13:34

Një zyrtar i FIFA-së, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga FFK-ja, do të qëndrojë sot në…

INICIMI I DISCIPLINORES

Kapiteni i Trepçës’89 në disciplinore

Shpëtim Idrizi, në një ndeshje të mëparshme/ BOROZANI/ Erdis Driza

10 November, 2015 @12:43

Futbollisti me përvojë i Trepçës'89, Shpëtim Idrizi, që është njëkohësisht edhe kapiten i ekipit mitrovicas, është futur në procedurë disciplinore…

LISTA E BUNJAKIT

Kosova, gati për Shqipërinë

BOROZANI/Erdis Driza

10 November, 2015 @11:51

Vetëm 19 futbollistë do të jenë të pranishëm në përfaqësuesen e Kosovës për përballje ndaj Shqipërisë që zhvillohet të premten.  …

KOLUMNE

Betejat e dhimbshme

Foto: FFK

15 October, 2018 @14:46

Në disa beteja mposhtesh, e disa tjera i humb. Këto të fundit janë më të dhimbshmet, më të neveritshmet! E…

ISHUJT FAROE - KOSOVA

Rashica: I lumtur për golin, fusha jo e përshtatshme

15 October, 2018 @11:44

Përveç përzgjedhësit Challandes, për media foli edhe Milot Rashica, golashënuesi i Kosovës në ndeshjen e mbrëmshme. "Jam i lumtur…

ISHUJT FAROE - KOSOVA

Challandes flet pas ndeshjes

15 October, 2018 @11:37

Pas barazimit me Ishujt Faroe, për media foli Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kosovës. "Jam shumë i kënaqur me paraqitjen…

PLAYER RATINGS

Ishujt Faroe - Kosova, notat e lojtarëve

Foto: FFK

14 October, 2018 @20:22

Ishujt Faroe kanë arritur të ndalin hovin e Kosovës në Grupin 3 të Ligës D të Kombeve, duke barazuar 1-1…

ISHUJT FAROE - KOSOVA

Barazim, që na sjell “me këmbë në tokë”

Foto: FFK

14 October, 2018 @19:54

Pas dy fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve, Kosova është ndalur sot në ndeshjen e zhvilluar si mysafire e Ishujve…

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja