Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REIMS

Kthehet Valon Berisha

Kthehet Valon Berisha


29 January, 2021 @15:54

Mesfushori dhe kapiteni i Kosovës, Valon Berisha, pas mungesave që i kishte me skuadrën e tij, do t’i kthehet skuadrës këtë fundjavë.

Njoftimin e ka bërë të ditur L’Equipe, ndërsa Berisha do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshje ndaj Strasbourgut.

Strasbourg - Reims zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00, e vlefshme për xhiron XXII të Ligue 1.

“Pas mungesës në tri ndeshjet e fundit si pasojë e lëndimit, mesfushori Valon Berisha kthehet te Reimsi për duelin kundër Strasbourgut”, ka shkruar ndër të tjera e përditshmja franceze.

Deri tash Valoni ka regjistruar një gol dhe dy asistime për ekipin e tij, në të gjitha garat përgjatë këtij stinori.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1