Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSMETIMI I NDESHJES

Ku mund ta shihni ndeshjen Moldavi-Kosovë?

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Ku mund ta shihni ndeshjen Moldavi-Kosovë?


3 September, 2020 @14:51

Dueli i parë i Kosovës në Ligën e Kombeve 2020/21 dhe pjesëmarrja e parë në Ligën C, pas triumfit në Ligën D, luhet sonte.

Moldavia është nikoqire e Kosovës, por për shkak se nuk e njeh vendin tonë, ka përcaktuar që ndeshja të luhet në Itali, konkretisht në Parma, në stadiumin e njohur Ennio Tardini.

Dueli që nis në ora 20:45 do të transmetohet në Supersport 3 me komentim të Florim Canollit. Kosova bën pjesë në Ligën C dhe Grupin 3 të kësaj gare, ndërsa përveç Moldavisë, në grup ka kundërshtarë edhe si Greqia e Sllovenia.

Të përzgjedhurit e Bernard Challandesit kërkojnë fitore në këtë ndeshje, që në letër llogaritet më e lehta në krahasim me kundërshtarët tjerë në grup.

Moldavia vs Kosovo

Gjithashtu, edhe RTK-ja ka paralajmëruar transmetimin e ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga