Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI

Ku po shkon Baftiu?!

Ku po shkon Baftiu?!


4 August, 2020 @20:11

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka dhënë disa informata në lidhje me të ardhmen e Blend Baftiut.

Munishi në llogarinë e tij personale në Facebook, ka thënë se Blend Baftiu nuk do të luaj më në Superligë, derisa spekulimeve se do të transferohet te skuadra austriake Rapid Wien ka thënë se nuk do të ndodh një gjë e tillë.

Blendi ishte golashënuesi më i mirë i Superligës me 19 gola.

Për Baftiun sot u përfol nga mediat austriake një thënie e gazetarit të Supersportit, Arlind Sadiku, që kishte thënë se Baftiu do të shkojë në Rapid të Vjenës.

Për të njëjtin, më parë gazetat turke kishin shkruar se është i interesuar Galatasarayi e Besiktasi.

22 vjecari ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të stinorit në elitën e futbollit vendor përgjatë stinorit 19/20.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga