Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEL

Kukësi eliminon bullgarët, Laçi me dramë kalon tutje

Kukësi eliminon bullgarët, Laçi me dramë kalon tutje


27 August, 2020 @22:15

Dy skuadrat tjera të Kategorisë Superiore, pas Teutës, kanë arritur të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Europa Leagues, pas fitoreve të shënuara sonte.

Kukësi ka arritur që të mposht ekipin bullgar Slavia Sofia me rezultat 2-1 [Eze 56p, Cooper 85 - Krastev 81] për të shkuar tutje. Ekipi i Skender Gegës përkundër se pësoi vonë golin e barazimit nga bullgarët, ka arritur që përmes zëvendësuesit të Cooper të shënojë shpejt dhe të sigurojë kualifikimin pa shkuar në vazhdime.

 


Në anën tjetër Laçi hoqi të zitë e ullirit në Azerbajxhan ndaj ekipit Keshla, të cilët i mposhti pas penalltive 4-5, pasi që pas 120 minutave lojë ndeshja përfundoi 0-0.

Të gjithë futbollistët e Laçit shënuan nga penalltia, derisa portieri Alen Sherri priti penalltinë e fundit të vendasve për të çuar ekipin e Armando Cungut përpara.

Theksojmë, Laçi nga minuta e 72-të luajti me 10 lojtarë në fushë pasi që braziliani Lucas Ramos doli pas dy kartonave të verdhë.

Kështu, të gjitha skuadrat e Superiores në përballjet e sotme, shkuan tutje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore