Të gjitha lajmet

DEBUTUESI

Kukësi ndaj Sarajevës

uefa.com

Kukësi ndaj Sarajevës

12 July, 2013 @2:19

Skuadra e Kukësit, që këtë stinor 2013/14, po debuton në gara europiane me pjesëmarrjen në Europa League ka arritur që të kualifikohet në raundin e dytë të kësaj gare. 

Ata në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Qemal Stafa ndaj Florës së Talinit estonez, kanë barazuar 0-0 dhe me anë të rezultatit të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 1-1, sipas rregullës së golit si mysafir shkojnë përpara. 

Kukësianët është dashur që të luajnë me kujdes të shtuar në minutat e fundit të takimit, pasi që u desht të vazhdojnë me dhjetë lojtarë në fushë, kur kosovari Besar Musolli u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 79-të të ndeshjes. 

Kukësi është ekipi i vetëm shqiptar që ka siguruar xhiron e dytë të kualifikimeve në Europa League, pasi që ditë më parë u eliminua Laçi nga skuadra e Luksemburgut, Differdange, ndërsa sonte u eliminua edhe Teuta e Durrësit nga skuadra molldave, Dacia, përkundër se kishte epërsi nga ndeshja e parë 3-1. Durrësakët u mposhtën në Molldavi 2-0 dhe rregulla e golit si mysafir doli të jetë jetësore për ekipin molldav, pasi që pas dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm ishte 3-3.

Skuadra azerbejxhanase e Qarabagut ku luajnë dy reprezentuesit e Shqipërisë, Admir Teli dhe Ansi Agolli, ka arritur të shkojë gjithashtu tutje, pasi që sikurse në ndeshjen e parë, kanë mposhtur maqedonasit e Metalurgut 1-0, por kësaj radhe si vendas. 

Genc Iseni, i cili luan për tetovarët e Teteksit, kësaj radhe nuk ka arritur ta shpëtoj skuadrën e tij nga eliminimi. Ai përkundër se u inkuadrua në gjysmëorëshin e fundit të ndeshjes ndaj Pyunikut nga Armenia. Iseni kishte shënuar gol në minutën e fundit të takimit të parë për barazim 1-1, ndërsa sot ekipi i tij u mposht në Armeni 1-0. 

Në raudin e dytë, Kukësi do të luaj ndaj Sarajevës e cila mposhti në të dy ndeshjet skuadrën nga San Marino, Libertas. 



NAPOLI

Callejon në Napoli

REUTERS

11 July, 2013 @18:54

Napoli ka kompletuar transferimin e futbollistit spanjoll, Jose Callejon, nga skuadra e Real Madridit. Ekipi italian ka paguar 10 milionë…

DE ROSSI

Në shënjestrën e Chelseat

REUTERS

11 July, 2013 @15:04

Pasi dështoi ta transferojë Daniele De Rossin deri sa ishte trajner i Interit dhe i Real Madridit, portugezi Jose Mourinho…

JOVETIC

Manchesteri në luftë për të

11 July, 2013 @11:09

Pasi dukej vështirë transferimi i Robert Lewandowskit nga Borussia Dortmund, trajneri i ri i djajve të kuq, David Moyes, i…

SPANJA - ANGLIA

E para në 15 vite, Anglia ‘shtyen’ kualifikimin e Spanjës

Foto; UEFA

15 October, 2018 @22:44

Falë një pjese të parë fantastike, në të cilën shënoi 3 herë, Anglia arriti ta mbyllë me fitore duelin…

ISLANDA - ZVICRA

Xhaka e Shaqiri asistojnë në fitore

Foto: Schweizerischer Fussballverband - Association Suisse de Football/ fb

15 October, 2018 @22:41

Dyshja kosovare e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë asistuar sonte për bashkëlojtarët e tyre, Haris Seferovic dhe Michael…

DUELI I RADHËS NË BIBL

Teuta-Akademik, nën referim të Kosovës

TOPSPORTI/ A. P.

15 October, 2018 @22:28

Dueli i dytë i ligës ballkanike, që do të zhvillohet më 17 tetor ndërmjet Teutës së Durrësit dhe Akademik Bultexit…

PJESA E PARË: SPANJA - ANGLIA

Treshja e pjesës së parë nga Anglia

Foto: uefa.com

15 October, 2018 @22:03

Një super performancë e Anglisë në pjesë të parë të ndeshjes ka bërë që Spanja të sheh veten në disavantazh…

MOMENT INSPIRUES

Lirim Kastrati viziton fëmijët e SHF Kika

Foto: KFKika/fb

15 October, 2018 @21:34

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, qëndrimin e tij në Kosovë për ndeshje të reprezentacionit e ka ndërprerë për disa çaste…

Të gjitha lajmet nga