MIRLIND DAKU
Kukësi zyrtarizon sulmuesin e reprezentacionit të Kosovës
24 July, 2019 @12:53
Skuadra nënkampione e Shqipërisë, Kukësi ka zyrtarizuar sot huazimin e sulmuesit të reprezentacionit U21 të Kosovës, Mirlind Daku.
Daku 21 vjeç që ka kaluar te ekipi kroat Osijek, nuk është paraqitur këtë sezon te ekipi kroat në përballjen e parë të stinorit të ri të elitës së futbollit të atjeshëm, ndërsa Kukësi ka bërë të ditur se e ka huazuar për një stinor Dakun, me opcion blerjeje në stinorin tjetër.
Përndryshe, Daku që shkoi te Osijeku nga Llapi ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje për Kosovën U21.