COPPA ITALIA

REUTERS
Kupa me Gangam Style
17 May, 2013 @15:13
Këngëtari korean që u bë hit botëror me këngën e tij Gangam Style, Psy, do të performojë para finales së Kupës së Italisë, ka konfirmuar sot e përditshmja Corriere dello Sport.
Ndeshja e cila luhet të dielën e ardhshme në stadiumin Olimpico të Romës ndërmjet dy rivalëve lokal Lazio dhe Roma, do të ketë një shoë të vërtetë para ndeshjes për publikun.
“Duam që ta ulim tensionin te tifozët para ndeshjes, për këtë arsye kemi zgjedhur këngëtarin,” ka thënë Cristiano Habetswallner, kreu i sponsorit të Kupës, TIM.
Psy, është njëri ndër këngëtarët më të popullarizuar në botë dhe njihet si nga fëmijët ashtu edhe të moshuarit.
“Kjo ndeshje duhet të kalojë në frymën e spektaklit,” ka përfunduar Habetswallner.
Ndeshjet ndërmjet Lazios dhe Romës, pa marrë parasysh se për çka janë të vlefshme, janë të zjarrta për shkak të rivalitet të madh ndërmjet tifozërive të dy klubeve.