KUPA E KOSOVËS

FFK
Kupa sjell 10 mijë €
14 May, 2013 @19:14
Prishtina, Trepça, Ferizaji ose Fushë Kosova do të jenë fituese të 10 mijë eurove që do t’i jep Federata e Futbollit të Kosovës në marrëveshje me kompaninë Digitalb, që bën transmetimin e ndeshjeve të futbollit kosovar.
Digitalb, ka marrë të drejtat e transmetimit të gjysmëfinaleve ndërmjet Prishtinës dhe Fushë Kosovës si dhe Ferizajit me Trepçën, si dhe finales që është paracaktuar të luhet më 8 qershor.
Fituesi i ri i Kupës së Kosovës do të shpërblehet me 10 mijë, ndërsa finalisti me 5 mijë euro, ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e botuar në faqen zyrtare të saj, ndërsa Kupa do të quhet Digitalb Kupa e Kosovës.