Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

Kuptohen dy çerekfinalistët e parë

Foto: Europa League

Kuptohen dy çerekfinalistët e parë


5 August, 2020 @20:49

Janë kuptuar dy çerekfinalistët e parë të sezonit 2019/2020 të Europa League.

Copenhagen, pas humbjes 1-0 në Stamboll, sonte triumfoi 3-0 në shtëpi ndaj Basaksehirit, për ta siguruar kështu çerekfinalen, ndërsa në ndeshjen tjetër të luajtur me fillim nga ora 19:00, Shakhtar fitoi 3-0 ndaj Wolfsburgut, dhe kështu e eliminoi me rezultat të përgjithshëm 5-1, pasi që ndeshja e parë në Gjermani ishte mbyllur 1-2 për skuadrën ukrainase.

Në çerekfinale Copenhagen do të takohet me fituesin e përballjes LASK Linz vs. Manchester United (ndeshja e parë u fitua 0-5 nga United), kurse Shakhtari në çerekfinale takohet me fituesin e duelit Frankfurt vs. Basel (ndeshja e parë u fitua 0-3 nga Baseli).


 
Të gjitha lajmet nga Europa League