Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

Kur shqiptarët fitonin (2)

Kur shqiptarët fitonin (2)


Shkruan: Luan MORINA

28 March, 2020 @12:07

Kupa e Kampionëve të Evropës zanafillën e ka në vitin 1955.

Fillimisht, UEFA pranonte vetëm disa vende të përzgjedhura, dhe Jugosllavia kishte mbetur i vetmi vend ballkanik deri në fund të viteve 1960’ta. As gjatë kësaj dekade kupa nuk ishte organizuar në shumicën e vendeve ballkanike, e ngjashëm edhe në Kupën e Qyteteve (para-UEFA Cup), jugosllavët mbetnin të preferuarit.

Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania, e Turqia, përfshirë Jugosllavinë, organizuan Kupën e Ballkanit. Kjo garë kishte nisur në vitin 1961, dhe kishe joshur ekipet më të mira nga regjioni. Me pranimin e ekipeve në garat e UEFA-s, edhe cilësia e kësaj gare kishte rënë, derisa formati ndryshonte gati çdo herë.

panajot pano

Beroe e Stara Zagorës është kampioni më i suksesshëm me katër tituj. Dy nga këta tituj kanë ardhur kundër ekipeve shqiptare – Dinamo e Tiranës (1969), dhe 17 Nëntorit (KF Tirana), në vitin 1983. Ekipi i tretë shqiptar që kishte arritur finalen ishte Besa e Kavajës. Ata ishin mposhtur në finale nga Panioniosi grek në vitin 1971.

Megjithatë, në vitin 1970, Beroe e Stara Zagorës ishte mposhtur në finale. Bullgarët nuk kishin ardhur për ndeshjen e kthimit në Tiranë, pasi kishin luajtur baras me Partizanin si vendas. Me rezultat zyrtar, 3-0, Partizani i Tiranës në vitin 1970 u bë ekipi i vetëm shqiptar me titull ndërkombëtar.

E zhvilluar gjatë stinëve me diell, Kupa e Ballkanit e vitit 1970, kishte vendosur Partizanin në një grup me Sllobodën e Tuzllës, e posa inkuadruar në ligën e parë jugosllave; dhe Universitatea Craiova, e gjashta në kampionatin rumun atë pranverë. Partizani ishte nënkampion atë sezon, dhe do të luante në Kupën e Fituesve të Kupave atë vjeshtë.

panajot pano

Të udhëhequr nga njëri prej lojtarëve më të mirë partizan, Panajot Pano, Partizani do të merrte një pikë në Tuzëll, dhe dy në Krajovë. Fitorja ndaj rumunëve erdhi edhe në Tiranë, duke siguruar katër pikë nga dy takime, derisa jugosllavët e Sllobodës do të merrnin vetëm dy barazime, pas të cilave fitorja në Tiranë kundër Partizanit s’do tu mjaftonte.

Më 9 gusht në Stara Zagora, Sabah Bizi do të shënonte për barazimin, i cili një javë më vonë do të kthehej në fitore zyrtare për shkak të mosardhjes së lojtarëve bullgarë. Kështu, Partizani do të bëhej ekipi i parë, dhe i vetëm deri sot, që ka fituar një titull ndërkombëtar!


 
Të gjitha lajmet nga