MANCHESTER CITY

REUTERS/Stefan Wermuth
Kush është ky?
14 May, 2013 @23:14
Pas largimit të Roberto Mancinit nga detyra sonte Manchester City u udhëhoq nga trajneri Brian Kidd.
Kidd është një trajner i moshuar, i lindur në maj të vitit 1949. Ai ka qenë asistent i Sir Alex Fergusonit prej vitit 1991 deri në vitin 1998 në Manchester United.
Detyra e tij ka qenë zhvillimi i futbollistëve, që sot përkujtohen si gjenerata e artë e Manchester Unitedit. Kidd ka qenë ish lojtar i Manchester Unitedit dhe ka qenë pjesë e ekipit që ka fituar Kupën e Kampionëve në vitin 1968.
63 vjeçari Kidd si trajner ka qenë në detyrë te Preston North End për tre muaj në vitin 1986 si dhe ka qëndruar gati një vjet te Blackburn Rovers duke filluar në dhjetor të vitit 1998.
Kidd do të jetë në krye të Manchester Cityt deri në fund të këtij stinori dhe në disa turne verore.