VAN DAVE HARMON
Laçi e bën me kontratë 3 vjeçare ish sulmuesin e Niklit dhe Drenicës
3 September, 2020 @20:04
Sulmuesi që në stinorin e kaluar kishte shënuar nëntë gola në Superligë, Van Dave Harmon, është edhe zyrtarisht lojtar i ri i Laçit në Superioren shqiptare.
Skuadra laçjane ka prezantuar sot futbollistin, ndërsa ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me te.
Harmon, që gjatë vjeshtës së kaluar ishte pjesë e Drenicës, ndërsa në pranverë luajti për Feronikelin ka shënuar nëntë gola në stinorin e kaluar, prej të cilave gjashtë me kuqezinjtë nga Skenderaji.
Liberiani 24 vjeçar që luan në pozitën e sulmuesit qendror, tash do të vihet nën urdhërat e trajnerit të njohur shqiptar Armando Cungu dhe do të ketë mundësi të paraqitet në garat kualifikuese për Europa League me Laçin.