JAZZ - LAKERS
Lakers siguron pozitën e parë në Perëndim
4 August, 2020 @8:50
Skuadra e Lakersit, e mposhti Utah Jazzin me rezultat 108-116.
Anthony Davis shkëlqeu me double-double prej 42 pikëve e 12 kërcimeve, derisa u dallua edhe LeBron James me 22 pikë, 9 asistime e 8 kërcime.
Te Utah u veçuan Donovan Mitchell me 33 pikë e Mike Conley me 24 pikë të tjera.
Lakersat me këtë fitore e siguruan pozitën e parë në Konferencën Perëndimore, në anën tjetër për Utah ishte humbja e 25 e stinorin krahas 42 fitoreve që i ka.