Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Lakmia e kushtueshme

Lakmia e kushtueshme


Shkruan: LUAN MORINA

7 June, 2019 @23:08

Kemi ngritur standardet së fundmi dhe tashti nuk jemi të kënaqur me një pikë në Podgoricë kundër një ekipi si Mali i Zi. Mungesat e malazezëve (Jovetic e Savic) dhe stadiumi i zbrazët qenë përparësipër neve që u shfrytëzuan jo sa dëshiruam pas fillimit të ndeshjes.

Idriz Voca qe lojtari më i mirë i Kosovës në fushë. Të zëvendësosh trurin e ekipit, Hekuran Kryeziun nuk është aspak e lehtë, por Voca e bëri të duket sikur punë e zakonshme. Pati përkrahjen e Halimit icili ishte po aq fantastik sa Voca.

Presioni që i bëmë Scekicit dhe Jankovicit duke mos i lejuar distribuimin e topave në pjesën e parë ishte kyç në dominimin total të Kosovës. Paraqitja e Vocës dhe Halimit vazhdoi deri në minutën e 65-të kur edhe filluan të shfaqen shenjat e para të lodhjes për shkak të presionit të vazhdueshëm.

Shiko: TABELA AKTUALE dhe ORARI / EURO 2020

Mos-zëvendësimi i tyre më shumë u bë, besoj, nga frika e prishjes së harmonisë në ekip. Neve na kushtoi presioni për të shënuar golin e dytë pas një ore loje dhe për të mbyllur ndeshjen.

Me t’u ngadalësuar loja pësuam një gol nga një huti e mbrojtjes, huti e cila nuk ishte e para. Paqarada ishte unaza më e dobët në fushë. Në pjesën e parë e shohim si rrezikon të prish linjën e ofsajdit, gjersa harkimet ende nuk janë përmirësuar.

Fati që pati Zenelin e më pas Rashicën para tëcilët i erdhën në ndihmë, pos tek goli i malazezëve.

a

Goli ynë ishte i zakonshëm për ne. Dominuam në krahë me Zenelin e Rashicën. Më e mira e të dyve ishin që nuk përtonin në asnjë çast të ndihmonin mbrojtjen. Celina nuk pati shumë punë me presionin e dyshes së mesfushës, gjersa me inkuadrimin e Zhegrovës iu prish ‘rehatia’ në pozicionin e tij.

a

Treshja pas Muriqit u prish me lëndimin e Zenelit, që shpresojmë të mos jetë serioz, përndryshe do të dilnim fitues. Zhegrova vazhdoi me të vjetrën dhe ndoshta i nevojitet një terapi si e Rashicës – punë me trajner gjerman! Ndonëse dyshoj që Zhegrova ka talentin e Rashicës për futboll!

Shiko: TABELA AKTUALE dhe ORARI / EURO 2020

Një problem tjetër mund ta konsiderojmë Guardiolën! Ndikimi i trajnerit të Cityt në lojën me këmbë të Muriç po rrezikon të jetë fatal në ndeshjet e fundit. Deri tashti kemi shpëtuar mirë, por një ekip me një presion më serioz s’do të na falë gabimet eventuale. Thjesht, nuk jemi ekip që mund të nisim lojën nga portier, ose t’i sigurojmë portierit rehati të manovrojë me top kur vijën e sulmit e kemi gjithnjë në pjesën kundërshtare të fushës.

Përkundër kësaj, Voca e Halimi bën një punë të mrekullueshme edhe në marrjen e topave nga mbrojtja.

Patëm raste, nuk patën fat. Shpresoj të jemi me më fat sa i përket lëndimit të Zenelit. Një pikë në Mal të Zi nuk është keq. Na nevojitet i njëjti sukses edhe në Bullgari.

Është pak zhgënjim që mund të merrnim tri pikë, por hap pas hapi. Po rritemi. Dhe në këtë rritje kemi një mësues mjeshtëror. Menaxhimi i tij i lojës ishte i shkëlqyeshëm, ndonëse dikush mund të hedh dyshime në mos-ndërrimin e Vocës e Halimit. Për këtë u angazhuan Rashani edhe Kololli të cilët morën barrën e mesfushës dhe mbylljen e krahut të majtë me depërtime eventuale. Mbi të gjitha vendimi për të kaluar Rashicën kah Paqarada me futjen e Zhegrovës për të mbyllur hapësirën që do të lihej në kundërsulme është një veprim tjetër për t’u lavdëruar i Challandes.

Shiko: TABELA AKTUALE dhe ORARI / EURO 2020

Tashti të përqendrohemi tek bullgarët, por me mësimet e marra nga kjo ndeshje – shfrytëzimi i çdo rasti që të jepet dhe mbi të gjitha angazhimi i secilit lojtar në të dyja anët e lëvizjes së topit, në çdo cep të fushës.


 
Të gjitha lajmet nga