CALLUM HUDSON-ODOI
Lampard: Lojtari ynë është shëruar nga coronavirusi
27 March, 2020 @21:30
Futbollisti i ri i Chelseat, është shëruar nga coronavirusi plotësisht ka bërë të ditur BBC Sport sot.
Callum Hudson-Odoi 19 vjeç që ishte lojtari i parë i Premier Ligës i infektuar me covid-19 tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore ka bërë të ditur trajneri i ekipit, Frank Lampard.
“Fatmirësisht ai nuk ka vuajtur shumë dhe ne jemi të lumtur që gjithçka ka kaluar mirë,” ka thënë ndër të tjera Lampard gjatë njoftimit të tij për futbollistin e ri të ekipit.
Chelsea ishte në pozitë të katërt të Premier Ligës, prej se kur futbolli u pezullua në Britani të Madhe më 13 mars.