Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUJTIME

Latifi kujton telefonatën me Vokrrin, një natë para pranimit

Latifi kujton telefonatën me Vokrrin, një natë para pranimit


3 May, 2020 @18:16

Gazetari sportiv i Kosovës Driton Latifi ka shpërndarë në Facebook një kujtim interesant një natë para se të votohej për Kosovën si anëtare të re të UEFA-së.

Latifi kishte telefonuar kryetarin e atëhershëm të FFK-së, Fadil Vokrrin.

Latifi: Fadil, po tutna se nuk na kalon pranimi?
Vokrri: Pse?
Latifi: Ai neni që s’jemi në OKB…
Vokrri: O Driton! Ligjin e shkrun edhe e ndërron njeriu.
Latifi: Valla, boll po tutna. Ligji nuk ndërrohet për neve, osht nen në fuqi.
Vokrri: Na, nesër të pranum jemi. Ate po ta heki unë, a ke ndonjë tutë tjetër?
Latifi: Jo, tjetër s’kam.

Të nesërmen…

Vokrri: Hahahahaha… çka thojshe ti, çka thojshe… Hahahahah…
Latifi: Ti s’je normal çka ke bo. As në ëndërr s’e kisha besu…

(Kujtim i shkëputur nga llogaria e Latifit në Facebook)


 
Të gjitha lajmet nga