Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Laura Fazliu e përfundon herët Grand Slamin e Tel Avivit

Laura Fazliu e përfundon herët Grand Slamin e Tel Avivit


19 February, 2021 @17:29

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është mposhtur që në duelin e parë të saj në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Fazliu pasi e kishte kaluar raundin e parë pa luftë për shkak të lëndimit të kundërshtares së saj nga Turqia, Habibe Afyonlu, u eliminua në raundin e dytë duke u mposhtur me “Waza-ari” nga xhudistja Lucy Renshall e Britanisë së Madhe.

Fazliu garoi në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Përveç saj, në Grand Slamin e Tel Avivit morën pjesë edhe Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Akil Gjakova te meshkujt në kategorinë deri 73 kilogramë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera