Të gjitha lajmet

PEJA - SIGAL PRISHTINA

Lawrence dhe Esho çojnë Prishtinën drejt fitores në Pejë

Foto: KBPeja/Arkiv

Lawrence dhe Esho çojnë Prishtinën drejt fitores në Pejë

7 October, 2017 @17:35

Peja
Prishtina
Peja 64 : 84 Prishtina
Arti HAJDARI 17 pikë Maxim ESHO 22 pikë

Palestra Karagaç, Pejë.
Dyshja e huaj e Sigal Prishtinës, Andrew Lawrence dhe Maxim Esho, kanë qenë lojtarët kryesorë në Karagaç sot, që kanë bërë dallimin në përballjen ndërmjet Pejës dhe Prishtinës, në fitoren e bardhekaltërve mysafir, 64-84. Përkundër se në gjendje të rëndë financiare, Peja i ka bërë ballë mjaft Prishtinës gjatë ndeshjes me forcat aktuale vendore që i ka në ekip, derisa Prishtina me avantazhin e arritur në fillim të takimit nuk e ka vënë asnjëherë në pikëpyetje fituesin e ndeshjes, ashtu siç pritej.

ÇEREKËT

Çereku i parë përfundoi 9-16 në të mirë të Prishtinës, për tu zgjeruar epërsia në fund të pjesës së parë, 27-41. TABELA AKTUALE Në çerekun e tretë u shënua rezultati 15-20, derisa në atë të fundit u përcaktua rezultati përfundimtar i ndeshjes, 64-84.

TË DALLUARIT

Ndër më të dalluarit te Peja kanë qenë: Arti Hajdari me 17 pikë të shënuara e 3 asistime, Leonard Mekaj me 13 pikë e 8 asistime si dhe Beq Kovaçi me 14 pikë e 9 kërcime të regjistruara. Te Sigal Prishtina, dyshja e huaj, Lawrence dhe Esho kanë shënuar bashkë 43 pikë. Lawrence ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 21 pikëve dhe 11 asistimeve, ndërsa Esho, 22 pikë e 11 kërcime. Nga forcat vendore të bardhekaltërve, më efikasi ka qenë i riu, Muhamedali Janjeva, që ka shënuar 10 pikë.

DUELET E RADHËS

Kjo ka qenë humbja e parë e Pejës këtë stinor, pas fitores ndaj Trepçës në xhiron e parë, ndërsa Sigal Prishtina ka vazhduar me fitore edhe në ndeshjen e dytë të rëndësishme të stinorit, pas fitores në derbi ndaj Bashkimit në xhiron e parë. Në xhiron që vjen të dyja skuadrat luajnë derbit lokale, Peja luan si mysafire e Boreas, ndërsa Sigal Prishtina pret Kerasan Prishtinën.

PJESA E PARË: PEJA-PRISHTINA

Prishtina në avantazh ndaj Pejës, pas pjesës së parë

Foto: KBPeja/Arkiv

7 October, 2017 @16:43

Sigal Prishtina ka ngritur epërsinë ndaj Pejës në çerekun e dytë dhe ka përfunduar pjesën e parë të ndeshjes me…

ÇEREKU I PARË: PEJA-PRISHTINA

7 pikë epërsi për Prishtinën ndaj Pejës

7 October, 2017 @16:22

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes Peja - Prishtina që aktualisht po zhvillohet në Karagaç të Pejës, ndërsa bardhekaltërit…

FORMACIONET STARTUESE: PEJA - PRISHTINA

5-shet e para: Peja-Prishtina

BOROZANI/E. Sh./ Arkiv

7 October, 2017 @15:45

Para pak çastesh janë publikuar 5-shet e para të ndeshjes ndërmjet KB Peja dhe KB Sigal Prishtina që nis në…

PREJ INFORMATORIT NR 1

Vetëm një gjobë në xhiron e parë

7 October, 2017 @15:42

Komesari i Garave të FBK-së ka regjistruar ndeshjet e xhiros së parë të Superligës sipas rezultateve të arritura në fushë,…

TE SHQIPËRIA

Doukas përzgjedhës i ri i Shqipërisë

7 October, 2017 @15:21

Trajneri grek, Antonios Doukas, sot është zyrtarizuar si përzgjedhës i ri i kombëtares shqiptare në basketboll. Doukas, që ka nënshkruar…

BORDI I FBKs

FBK kërkon që klubet të organizojnë Kuvendin e Punës

7 October, 2017 @13:08

Klube e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës brenda 30 ditëve duhet të dërgojnë listën e të gjithë anëtarëve…

JAVA II

Dy përballjet e ditës nga Superliga e basketbollit

7 October, 2017 @12:57

Me fillim nga ora 16:00, takimi mes Pejës dhe Prishtinës hap xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.…

SUPERLIGA U18 (XHIRO II)

Xhiroja II e Superligës U18, hapet sonte

Foto: Arkiv

6 October, 2017 @16:00

Sonte fillon java e dytë në Superligën U-18 të basketbollit në Kosovë. Duelet e xhiros së dytë dhe të deleguarit…

DUELET E XHIROS SË PARË

Nesër nis Liga e Femrave

BOROZANI/Arkiv

6 October, 2017 @13:37

Me përballjen ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, hapet stinori i ri i Ligës së Femrave në basketboll. Ndeshja në fjalë zhvillohet…

GJYQTARËT DHE VËZHGUESIT E XHIROS II

Gashi refer kryesor në Peja-Prishtina

BOROZANI/Arkiv

6 October, 2017 @13:28

Janë përcaktuar edhe gjyqtarët dhe vëzhguesit e ndeshjeve të xhiros II të Superligës së Kosovës. DUELET E XHIROS II…

TEAM OF THE WEEK 4

TOP 5-shja e javës në Superligë (IV)

Graph. O. Kraja

15 October, 2018 @21:22

Pas ndeshjeve të xhiros së katërt të Superligës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen më të mirë për të bërë…

PRIZRENI - YLLI

Cole: Jemi të uritur dhe të gatshëm

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

14 October, 2018 @21:14

Fundori amerikan i Prizrenit, Elliot Cole, sonte kundër Yllit ishte i pakapshëm. Ai shkëlqeu me 42 pikë, 6 asistime dhe…

TREPÇA - RAHOVECI

Ngushtë, por Rahoveci s’ndalet

14 October, 2018 @20:48

Vetëm 1 minutë e 33 sekonda para fundit të ndeshjes, rezultati ndërmjet Trepçës vendase dhe Rahovecit mysafir u barazua në…

PRIZRENI - YLLI

Rifati: Besova në fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

14 October, 2018 @20:22

Skuadra e Prizrenit sonte e regjistroi fitoren e tretë të stinorit në Superligë, duke e mposhtur Yllin me rezultat

PJESA E PARË: TREPÇA-RAHOVECI

Ngushtë në Mitrovicë në pjesë të parë

14 October, 2018 @19:42

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Trepçës dhe Rahovecit në Minatori të Mitrovicës. Pas…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga