Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAGLIARI 0-2 LAZIO

Lazio fiton, Strakosha me portë të paprekur

Lazio fiton, Strakosha me portë të paprekur


26 September, 2020 @20:53

Lazioja ka nisur stinorin e ri të Serie A-së me fitore, duke e mposhtur Cagliarin si mysafir për të marrë tre pikësh që në përballjen e parë të stinorit.

Shpejt, Manuel Lazzari i dha epërsi ekipit të Simone Inzaghit, ndërsa 15 minuta para fundit të lojës, ka qenë kreu i shënuesve në Itali, Ciro Immobile që hoqi dilemat sa i përket fituesit të ndeshjes, kur shënoi për 0-2 [Lazzari 4, Immobile 74].

Thomas Strakosha qëndroi në portë të Lazios përgjatë 90min dhe mbajti atë të paprekur, ndërsa talenti i kombëtares U19 Marco Alia ishte në bankë rezervë gjatë ndeshjes.

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi nuk ka qenë pjesë e ekipit për shkak se është karantinuar, pas daljes me rezultat pozitiv nga coronavirus.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A