Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI F

Lazio i bashkohet Dortmundit në kualifikimin për në 1/16 e Ligës së Kampionëve

Lazio i bashkohet Dortmundit në kualifikimin për në 1/16 e Ligës së Kampionëve


8 December, 2020 @21:15

Lazio me barazimin 2-2 ndaj skuadrës belge Clube Brugge, iu bashkua Dortmundit në Grupin F si të kualifikuarat për në rrethin e 1/16 të Ligës së Kampionëve, derisa Clube Brugge mori biletën për në Ligën e Evropës.

Për italianët dy golat i shënuan sulmuesit Joaquin Correa dhe kapiteni Ciro Immobile nga penaltia, kurse për mysafirët Ruud Vormer dhe Hans Hanaken, derisa në minutën e 39-të te belgët u ndëshkua me karton të kuq Eduard Sobol.

Në ndeshjen tjetër të Grupit F, gjermanët mposhtën Zentin me rezultat 2-1, por ndeshja nuk e kishte rëndësinë e njëjtë si ndeshja tjetër pasi që Dortmund ka siguruar kualifikimin më parë.

Vendasit shënuan të parët me Sebastian Driussi, por Borussia arriti që t`a rikthejë rezultatin me golat e Lukasz Piszczek dhe Axel Witsel.

Kështu, Borussia Dortmund si lidere e grupit shkon tutje, ndërsa Lazioja si vend i dytë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League