Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN 3-2 INTER

Leão shkëlqen, Milan fiton me përmbysje derbin ndaj Interit

Leão shkëlqen, Milan fiton me përmbysje derbin ndaj Interit


3 September, 2022 @20:07

Sulmuesi portugez i Milanit, Rafael Leão ka qenë në formë të jashtëzakonshme sonte, derisa rossonerët kanë fituar derbin e madh lokal dhe italian ndaj Interit 3-2 [Leão 28, 60, Giroud 54 - Brozovic 21, Dzeko 67].

Rafael Leao

Epërsia e ardhur përmes kroatit Marcelo Brozovic u anulua shpejt nga Rafael Leão, ndërsa në pjesë të dytë një gjindshmëri në zonë e francezit me përvojë Olivier Giroud kaloi ekipin e Stefano Piolit në epërsi.

Portugezi u përkujdes “të vrasë” ndeshjen më vonë, me një sllallom të shpejt në zonë, ndërsa goli i vonshëm i Edin Dzekos nuk këndelli sa duhet nerazzurrët për të ardhur te, së paku barazimi!

Olivier Giroud

Leão pos dy golave që shënoi, asistoi te goli i Giroud, duke qenë më meritori në këtë fitore të madhe në derbi. Fitorja çon Milanin në krye të renditjes tabelare për momentin. E Inter pas Lazios, humb edhe një ndeshje tjetër të rëndësishme këtë sezon!

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A