ENGLISH FOOTBALL LEAGUE
League One dhe Two, i japin fund stinorit
9 June, 2020 @17:19
Pas votimit formal të bërë sot, League One dhe League Two të Anglisë, që sipas radhitjes janë e treta dhe e katërta në Angli - i kanë dhënë fund stinorëve.
Tabelat do të përcaktohen me formatin e pikëve për ndeshje, derisa promovimi në liga më lartë, rënia dhe play-offet do të aprovohen.
Bordi i English Football League (EFL) ka parë të aprovuar planin prej 71 ekipeve anëtare të saja - ku në çdo ligë minimum 51% e ekipeve është dashur të votojnë për të përfunduar stinori.
Kështu nga League One Coventry City bëhet kampion dhe shkon drejt Championshipit, ku do të jetë edhe Rotherham si i dyti. Në PlayOff do të luajnë: Wycombe - Fleetwood dhe Portsmouth - Oxford. Ndërsa në League Two do të bien: Tranmere, Southend dhe Bolton.
Ndërsa në League Two Swindon bëhet kampion dhe bashkë me Crewe e Plymouth shkojnë drejt League One. Në PlayOff luajnë Cheltenham - Northampton dhe Exeter - Colchester. Nga League Two bie Stevenage.