PREMIER LEAGUE
Leeds fiton, kalon mbi Arsenalin
8 February, 2021 @23:02
Leeds United e mposhti Crystal Palacen me rezultat 2-0.
Që nga minuta e tretë të ndeshjes, Leedsi kaloi në avantazh me golin e Jack Harrisonit, kurse epërsinë e dyfishoi sulmuesi Patrick Bamford në minutën e 52’.
Në minutat e mbetura nuk u shënua ndonjë gol tjetër dhe Leedsi arriti një fitore të rëndësishme.
Leeds United me këtë fitore ngritet në pozitën e 10 me 32 pikë, kurse Crystal Palace me 29 pikë gjendet në pozitën e 13 në Premier League.