Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I RI

Legia ndërron trajnerin para duelit me Dritën

Foto: Legia/fb

Legia ndërron trajnerin para duelit me Dritën


21 September, 2020 @21:58

Kampionia e Polonisë, Legia Warszawa, ka ndërruar trajnerin, tre ditë para duelit me Dritën.

Drita do të jetë mysafire e Legias në përballjen e vlefshme për kalim në PlayOff kualifikues të Europa Leagues 2020/21.

Legia bëri të ditur ditë më parë se shkarkoi serbin Aleksandar Vukovic nga skuadra, pas 538 ditëve në krye të skuadrës dhe një titulli të kampionit të fituar.

Vendin e tij do ta zë Czeslaw Michniewicz, që njëkohësisht drejton edhe Poloninë U21. Derisa t’i përfundojë kontrata me shpresat polake, ai do t’i mbajë dy funksionet, ndërsa debutimin në gara evropiane me ekipin e ri do ta bëj ndaj Dritës.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, por unë jam i gatshëm të reagojë pasi që përvoja ma mundëson këtë dhe kjo detyrë veçanërisht tash e kërkon këtë,” ka thënë Michniewicz me rastin e prezantimit të tij sot si trajner i ri i Legias.

Michnieiwicz ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Legian.

Ndeshja Legia - Drita zhvillohet të enjten më 24 Shtator 2020 me fillim prej orës 20:30. Fituesi kalon në fazën PlayOff të garës, që është hapi i fundit para se të sigurohet faza grupore në stinorin 2020/21 të kësaj gare.


 
Të gjitha lajmet nga