Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Legjioni i një ëndrre

Fotot: FFK

Legjioni i një ëndrre


Shkruan: LUAN MORINA

15 October, 2019 @20:39

Ishte ndeshja e 101të për Malin e Zi që nga pavarësia që erdhi dhjetë vite para pranimit tonë në arenën ndërkombëtare. Ishte edhe humbja e 41të. Për Kosovën mbrëmë ishte ndeshja e 35të në histori. Në 19të ndeshjet e fundit kemi vetëm një humbje, edhe atë nga Anglia!

Dua të shkoj nja tri vite mbrapa në kohë, të enjten e 6 tetorit kur në Loro Boriqit të Shkodrës po binte shi, njëjtë sikur në portën tonë gola. Në fund ishin gjashtë gola të pësuar nga ne, dhe disa mijëra tifozë qull të lagur bashkë me futbollistët.

TABELA AKTUALE EURO2020

Si para asaj ndeshje të nëntë zyrtare në historinë e pranuar nga UEFA, ashtu edhe pas zërat për ‘shuarjen’ e ekipit të Kosovës vazhdonin. Vetëm sa ishin bërë më të fuqishëm. Kauzën e atyre zërave do ta ndihmonin edhe tre gola tjerë të pësuar në Antalya, dhe një vit më pas Kosova do të mbyllte kampanjën e parë të kualifikimeve për ndonjë garë me vetëm një pikë. Në 17 ndeshje zyrtare ishin vetëm tri fitore kundër Omanit, Guinesë Ekuatoriale, e Ishujve Faroe dhe plot 12 humbje!

Vedat Muriqi

Tri vite e një muaj pas humbjes më të madhe në historinë tonë, i shkojmë dy herë nënkampionëve të Evropës për t’i marrë tri pikë drejt Euro2020!

Dhe ky sukses është ndërtuar nga ata djem në fushë, ata tifozë në tribuna që nuk kanë lëshuar stadiumin as të lagur qull, nga ky popull që nuk është dorëzuar pas humbjeve edhe më të mëdha!

TABELA AKTUALE EURO2020

E krejt kjo po shpërblehet me një super-paraqitje që po formësohet pas çdo ndeshjeje që po kalojmë. Njerëz pa frikë, të udhëhequr nga legjioni Bernardus Challandes I, kohortët e tij janë luanë në fushë që nuk ia kanë frikën as djemve të djepit të futbollit të cilëve u shënonin tre gola.

Asgjë nuk është përgatitja fizike dhe taktike, sa është përgatitja psikologjike e këtyre lojtarëve. Krejt kjo që po ndodh me Kosovën nuk ka kuptim! Kjo devijon nga realen dhe arsyen, zhvillimin gradual që duhej të kishim! Kjo duhet të jetë një ëndërr!

Fidan Aliti

Kemi Muriç në portë që dukej më i sigurt se kurrë, Rrahmanin që udhëheqë një gardë defensive me Alitin, Benjin e Mërgimin! Shala është kthyer me Valonin i cili po e kthen lëkurën e vjetër të një lideri. Në krahë të Milotit, dhe Florentit i cili po funksionon si një çelës universal francez në çdo pozitë të fushës, majtas, djathtas, në mbrojtje në sulm, kemi një tru 181cm të gjatë i cili mbrëmë shkëlqente në menaxhimin e lojës. E para, për të shastisur kundërshtarët e kemi Vedatinjon, të cilin nuk ka gjë ta ndalë drejt portës kur vendos cakun në radarin e tij.

TABELA AKTUALE EURO2020

Dhe nuk janë vetëm këta 11 kohortë të Legjionit Bernardus! Janë gati 80 lojtarë që kanë veshur këto fanella që sot adhurohen nga i madh e i vogël! Në mesin e tyre nuk është Fatos Beçiraj.

Kapiteni i Malit të Zi, dhe golashënuesi i tretë më i mirë i tyre pas Jovetic dhe Vucinic, shtatë vite para pranimit të Kosovës në UEFA kishte nisur të përfaqësonte Malin e Zi që nga kalimi tek Buducnosti si 20 vjeçar.

TABELA AKTUALE EURO2020

Dje, gjersa në Sofje këndoheshin kore raciste, e vite më parë me fjalë të ngjashme ofendohej Valon Behrami nga një pjesë e tifozëve shqiptarë, Beçiraj u prit me duartrokitje nga numri rekord i tifozëve!
Beçiraj mori respektin e njëjtë që ka treguar ndaj neve si një djalosh shembullor, profesionist, e punëtor që është. Ishte një akt pjekurie nga të dyja palët. Një akt të këtillë tifozët tanë do ta tregojnë edhe kundër Anglisë, pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar.

Në rast se nuk kualifikohemi, e kemi marsin. Euro2020 më shumë duket si diçka që mund të vonohet se sa diçka që s’do të realizohet.
Por, le ta kujtojmë edhe një herë 6 tetorin e 2016tës! Diçka nuk ka kuptim këtu. Ëndërr duhet të jetë kjo!


SHQIPËRIA U21 KOSOVA U21

Shqipëria U21 vs. Kosova U21, 11-shet startuese

Shqipëria/Kosova/International

Shqipëria U21 vs. Kosova U21, 11-shet startuese

15/10/19 @ 18:52

EURO 2020

Kush është kualifikuar në EURO 2020 deri më tani?

Evropiani

Kush është kualifikuar në EURO 2020 deri më tani?

15/10/19 @ 14:54

BERNARD CHALLANDES

Shumë raste, pak gola, por urime!

Evropiani/Kosova

Shumë raste, pak gola, por urime!

14/10/19 @ 23:22

PLAYER RATINGS

Notat e futbollistëve të Kosovës ndaj Malit të Zi

Evropiani/Kosova

Notat e futbollistëve të Kosovës ndaj Malit të Zi

14/10/19 @ 22:58

MOLDAVIA 0-4 SHQIPËRIA

Kuqezinjtë pa presion, shkëlqejnë në Chisinau

Evropiani/Shqipëria

Kuqezinjtë pa presion, shkëlqejnë në Chisinau

14/10/19 @ 22:49

KOSOVA 2-0 MALI I ZI

Fitore fantastike, ëndrra vazhdon

Evropiani/Kosova

Fitore fantastike, ëndrra vazhdon

14/10/19 @ 22:34

KOSOVA - MALI I ZI

Kosova fantastike, epërsi e dyfishtë pas 45 minutave

Evropiani/Kosova

Kosova fantastike, epërsi e dyfishtë pas 45 minutave

14/10/19 @ 21:30

MBUSHET STADIUMI

Dardanët mbushin stadiumin

Evropiani/Kosova

Dardanët mbushin stadiumin

14/10/19 @ 20:23

MOLDAVIA - SHQIPËRIA

Moldavia vs. Shqipëria, 11-shet startuese

Evropiani/Kosova

Moldavia vs. Shqipëria, 11-shet startuese

14/10/19 @ 19:36

KOSOVA - MALI I ZI

Kosova vs. Mali i Zi, 11-shet startuese

Evropiani/Kosova

Kosova vs. Mali i Zi, 11-shet startuese

14/10/19 @ 19:32

SHORT!

Rikthehet avazi i përzgjedhjes së referëve me short!

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Rikthehet avazi i përzgjedhjes së referëve me short!

10/08/23 @ 09:04

PËR HERË TË TRETË!

Katërshja kosovare në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Conference League/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Katërshja kosovare në ndeshjen e Ligës së Konferencës

10/08/23 @ 08:59

SHTËPIA E PËRKOHSHME E PRISHTINËS!

Prishtina si vendase, do të luajë në Hajvali!

FFK Superliga

Prishtina si vendase, do të luajë në Hajvali!

10/08/23 @ 08:52

SUPERLIGA S'IA NIS E PLOTË

Krizë në Gjilan, shtyhet ndeshja e parë e stinorit 23/24

FFK Superliga

Krizë në Gjilan, shtyhet ndeshja e parë e stinorit 23/24

10/08/23 @ 08:43

PRE-QUALIFIERS MUNDOBASKET 2027

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

10/08/23 @ 08:35

KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2027

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

08/08/23 @ 11:47

STADIUMI

Prishtina s’lejohet të luajë në “Fadil Vokrri”

FFK Superliga

Prishtina s’lejohet të luajë në “Fadil Vokrri”

08/08/23 @ 11:42

PREZANTOHET NË KRYEQYTETIN RUMUN

Rrahmani zyrtarisht i Rapidit

FFK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrahmani zyrtarisht i Rapidit

07/08/23 @ 15:29

SHORTI I PLAYOFFIT

Ballkani mëson rivalin e playoffit për kualifikim në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson rivalin e playoffit për kualifikim në Ligë të Konferencës

07/08/23 @ 14:32

BOTËRORI 2027

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

07/08/23 @ 14:02


 
Të gjitha lajmet nga