Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - FERONIKELI

Lehtë ndaj Niklit, Ylli e nis me fitore

Lehtë ndaj Niklit, Ylli e nis me fitore


11 January, 2020 @18:36

Në ndeshjen hapëse të stinorit pranveror në Superligë, Ylli e mposhti me lehtësi Feronikelin me rezultat 106-71.

Skuadra e Yllit çerekun e parë e mbylli me 8 epërsi, të dytin me 20, derisa dallimi më i madh u bë në çerekun e tretë, ku skuadra suharekase e ngriti epërsinë në 41 pikë, e më pas në çerekun e fundit e kontrolloi ndeshjen pa problem.

Gjashtë lojtarë te Ylli luajtën me pikë dyshifrore. Prej tyre u dalluan Jameel McKay me double-double prej 19 pikëve e 14 kërcimeve, Valon Bunjaku me 19 pikë, 5 kërcime e 8 asistime dhe Samir Zekiqi me 19 pikë, 3 kërcime e 4 asistime.

Te Feronikeli sonte u veçuan Fisnik Juniku me 18 pikë e Rinor Ahmeti me 15 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Ylli me këtë fitore përkohësisht ngritet në pozitën e dytë me 11 fitore e 6 humbje, kurse Feronikeli mbetet në pozitën e 7 me 5 fitore e 12 humbje


 
Të gjitha lajmet nga