PREMIER LEAGUE
Leicester City pas James Tarkowski
27 January, 2021 @15:20
Leicester City po planifikon të bëjë një ofertë për mbrojtësin e Burnley James Tarkowski këtë verë, raporton Mirror.
28-vjeçari u bashkua me Burnley nga Brentford në afatin kalimtar të dimrit të vitit 2016 për rreth 3.5 milionë euro.
Që atëherë, ai ka qenë një opsion gjithnjë i besueshëm për menaxherin Sean Dyche, duke luajtur gjithësej 162 ndeshje në të gjitha garat. .
Është e paqartë se sa do të kushtojë mbrojtësi gjatë verës. Ai ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale.