RIKTHEHEN DHELPRAT

Foto: premierleague.com
Leicester i kthehet kreut
13 January, 2016 @23:29
Tri ndeshje për t’u harruar të Leicester Cityt, pa shënuar asnjë gol dhe natyrisht pa fitore - janë harruar sonte.
Befasia e vitit në Premier Ligë, Leicester City, ka shënuar fitore të madhe ndaj Tottenham Hotspurs në Londër duke i mposhtur me rezultat minimal 0-1 me anë të golit të veteranit gjerman, Robert Huth.
Tottenham që është treguar arrë e fortë këtë stinor dhe ka futur veten në TOP 4 të Premier Ligë, është mposhtur pas 5 ndeshjeve.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Lajm i mirë për Leicesterin është rikthimi i Jamie Vardyt, edhe pse sonte ishte i qetë.
Me këtë fitore Leicester është barazuar me pikë me Arsenalin në krye të tabelës së elitës.
Pas tre ditëve, ‘dhelpërat’ e Ranierit udhëtojnë në Birmingham për tu ndeshur me Aston Villën që lufton për mbijetesë.
Robert Huth GOAL | Tottenham 0 - 1 Leicester by cristian_lupu