Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI'16 - PEJA

Lekndreaj shkëlqen, Peja në kërkim të gjysmëfinales

Lekndreaj shkëlqen, Peja në kërkim të gjysmëfinales


10 April, 2022 @18:39

Basketbollisti shkodran i Pejës, që ka marrë aktualisht nënshtetësinë e Kosovës dhe luan si lojtar vendor në Superligë, Daniel Lekndreaj ka shkëlqyer në fitoren e ekipit të tij ndaj Prizrenit’16 më Sezai Surroi sonte.

Prizreni’16 tashmë është vulosur në pozitën e katërt të renditjes tabelare të Superligës, ndërsa opcioni për të kërkuar të tretin, ra sonte në duel ndaj Pejës, ku u mposhtën 82-108 [16-29, 22-24, 27-35, 17-30].

Lekndreaj ka luajtur me 24 pikë, 13 kërcime e 7 asistime në këtë fitore, ndërsa Dardan Berisha ka shënuar 27 pikë e 9 asistime në fitore.

TABELA AKTUALE

Te Peja është dalluar edhe dyshja e huaj, Darius Washington e Calvin Godfray, ku që të dy luajtën me 17 pikë, ndërsa Washington bëri edhe 5 asistime e 8 kërcime, e Godfray vetëm 3 kërcime!

Te Prizreni’16 i Arbnor Rifatit mundi kolosal i Darrell Davisit nuk ka mjaftuar. Amerikani ka luajtur me 28 pikë, 12 kërcime e 7 asistime. Pos tij, vetëm edhe Arti Hajdari ka qenë në element, duke shënuar 15 pikë, 3 prej të cilave treshe.

Me fitore, Peja bën bilancin 17-9, ndërsa Prizreni’16 15-11. Peja në dy xhirot e fundit të stinorit do të shpresojë që mitrovicasit të befasohen për t’ua kapur pozitën e dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga