Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKË

Leonit Abazi te Ballkani, kontratë afatgjate

Leonit Abazi te Ballkani, kontratë afatgjate


2 June, 2022 @20:47

Futbollisti i deritashëm i Prishtinës, Leonit Abazi, është bërë lojtar më i ri i Ballkanit.

Ekipi suharekas, që u bë kampion në stinorin e posapërfunduar të Superligës, ka zyrtarizuar pak më parë lojtarin e krahut, ndërsa ka bërë të ditur se ekipi me lojtarin ka nënshkuar kontratë 3-vjecare.

“Leonit Abazi, e forcoi krahun e majtë të ekipës tonë. Nga sot do të veshet portokalli! Ai do jetë pjesë e klubit për 3vitet e ardhshme. Abazi ka një karrierë të bujshme, duke qenë pjesë e skuadrave të mëdha si në Superiore ashtu edhe në Superligë, i cili edicionin e kaluar ishte te Prishtina”, ka shkruar njoftimi i Ballkanit.

Abazi 28-vjecar, në stinorin e fundit ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime me Prishtinën në 18 paraqitje në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga