Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNER I RI TE EKIPI I SHTIMES

Leotrim Krasniqi merr drejtimin e Vjosës

Leotrim Krasniqi merr drejtimin e Vjosës


6 January, 2023 @17:09

Trajneri Leotrim Krasniqi që u nda një xhiro para fundit të stinorit vjeshtor nga Drenasi në Ligë të Parë Grupi A, është emëruar edhe zyrtarisht si trajner i skuadrës së Vjosës në Ligën e Parë Grupi B.

Ekipi nga Shtimja, që këtë stinor ka arritur në Ligë të Parë nga Liga e Dytë, pasi ndau rrugët me Erdin Hashanin në fund të pjesës vjeshtore të stinorit, sot ka zyrtarizuar Leotrim Krasniqin si timonier të ri të ekipit.

Vjosa përgjatë vjeshtës në Ligë të Parë ka arritur gjashtë fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje, për të qenë në mes të renditjes tabelare me 20 pikë nga 14 ndeshje.

Krasniqi para se të bëhej pjesë e Vjosës punoi me Drenasin, ndërsa para saj drejtoi Besën dhe një kohë punoi edhe te Prishtina U19.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë