Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Leroy Sane refuzon Man Cityn

Leroy Sane refuzon Man Cityn


19 June, 2020 @15:23

Futbollisti aktual i Manchester Cityt, Leroy Sane, ka refuzuar vazhdimin e kontratës me klubin e tij.

Sky Sports ka bërë të ditur se Sane mund të largohet këtë verë nga ekipi nëse ai nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me klubin.

Bayern Munchen ka qenë ekipi më i interesuar për mesfushorin gjerman, ndërsa City ka kërkuar 62 milionë funta dëmshpërblim për ish krahun e Schalkes.

Kontrata e Sanesë me kampionin aktual të Anglisë është valider deri në verë të ardhshme, ndërsa 24 vjeçari që s’largohet këtë verë, atëherë prej janarit të ardhshëm mund të nënshkruaj me cilindo ekip që dëshiron.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri aktual i Manchester Cityt, Pep Guardiola, që është cituar qartazi nga Sky.

“Leroy ka thënë se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën, që do të thotë se ai dëshiron të largohet dhe nëse kjo nuk ndodh këtë verë, atëherë do të ndodh në verën e ardhshme. Klubi ka biseduar me mua, i është ofruar dy-tre herë opcioni për vazhdim të kontratës, ai i ka refuzuar të gjitha që do të thotë se dëshiron të luajë për një klub tjetër,” ka thënë Guardiola.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League