SUHAREKË
Lideri i Superligës, i pastër nga coronavirusi
27 May, 2020 @23:04
Skuadra e Ballkanit të Suharekës ka kryer testet për coronavirus sot dhe të gjitha ato kanë rezultuar negative, ka bërë të ditur zyrtarisht klubi në fjalë sot.
Ballkani është lider i Superligës dhe është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke tentuar që të përfundojë stinorin me trofenë e parë në histori të klubit - cilëndo që e fiton (ose edhe të dyjat).
“Në hapësirat e FC Ballkani, Instituti për Shëndetësi Publike ka kryer testime për Covid 19 ku të gjitha rastet kanë rezultuar negative,” ka shkruar njoftimi i klubit para pak çastesh.